Monday, May 13, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Vidhnin automjete me çelësa të klonuara, arrestohen 3 të rinj, në kërkim 2 të tjerë

5 persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, vidhnin automjete me anë të çelësave të klonuara në Tiranë dhe i shisnin në Fushë-Krujë e Mamurras.
Policia ka arritur të vejë në pranga tre prej tyre, Eriseld Polisi 35 vjeç, Elvir Sulce 39 vjeç, Luigj Totokocopullo , 30 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerët Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç.

Janë zbardhur dhe dokumentuar 3 raste të vjedhjes së automjeteve, me anë të çelësave të klonuar.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet i dyshuar i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.    

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi E. S. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, duke dalë jashtë banesës.     

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë puna për arrestimin e dy bashkëpunëtorëve të tjerë vijon.

 

Saranda News sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial