Tuesday, April 30, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Vihen në pranga 5 miq të Ervis Martinajt, ja përse akuzohen (EMRAT)

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës për vepra të ndryshme penale. Pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe një armë zjarri pistoletë.

Genti Suti, 44 vjeç, banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Ai u kap në Laç teksa kishte thyer masën e arrestit me burg. Në momentin e arrestimit iu gjet edhe një armë zjarri e llojit pistoletë.

Jetmir Markaj, 34 vjeç, u arrestua duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi dhe të papajisur me dokumentet përkatëse. Gjithashtu, 34-vjeçari, në momëntin e arrestimit, mbante veshur një xhup me mbishkrimin “Policia”.

Altin Mihana, 37 vjeç dhe Alket Lika, 49 vjeç u arrestuan të dy gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që administronin në Kurbin ku u gjetën 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kompjuterat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari të kundërligjshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial