Tuesday, October 6, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Vodhën skafin në Greqi, arrestohen nga policia shqiptare

Vodhën skafin në Greqi, arrestohen nga policia shqiptare

Vlorë

Finalizohet në ujërat detare të Vlorës, operacioni policor i koduar “KARABURUNI”.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale me palën greke, bllokohet një mjet lundrues, i vjedhur në shtetin grek. Vihen në pranga 2 shtetas.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kishin marrë informacion nga pala greke, për një mjet lundrues të vjedhur në shtetin grek, i cili dyshohej se do trafikohej drejt Shqipërisë.

Nisur nga ky informacion është organizuar puna, duke bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, QNOD Durrës dhe Rojën Bregdetare, me qëllim evidentimin e mjetit lundrues në rast se do hynte në ujërat e vendit tonë.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, nën drejtimin e QNOD Durrës, Rojës Bregdetare Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur, në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, bllokimin e mjetit lundrues, si dhe të dy personave që ndodheshin në bord.

Nga këqyrja e mjetit lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë), nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. S., 43 vjeç dhe P. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial