Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Vrau ish-gruan dhe fëmijën 1 vjeçar, fjalët e fundit të autorit, zbardhet letra që kishte lënë

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja nga krimi tragjik në Kavalla të Greqisë, ku humbën jetën tre persona, çifti i divorcuar dhe fëmija i tyre 1-vjeçar. 56-vjeçari vrau me armë gjahu ish-gruan e tij, fëmijën 1-vjeçar dhe më pas veten.

Shkak i vrasjes duket se ka qenë kujdestaria e fëmijës, pasi autori kishte mosmarrëveshja me ish-gruan, e cila kishte në plan të merrte fëmijën dhe të jetonte në Gjermani.

Sakaq ka dalë në dritë shënimi i fundit që 56-vjeçari ka lënë para se të kryente krimin tragjik. Ne letrën e gjetur në dhomën e 56-vjeçarit shkruhet: Këtu fillon dhe këtu mbaron dashuria jonë. Në këtë dhomë u njoha me Annën (ish-gruaja që vrau), këtu u dashuruam, këtu shkëmbyem puthjen e parë.

Ndërkohë detajet për vrasjen e nënë e bir janë rrëqethëse. Sipas informacioneve nga policia, mësohet se 56-vjeçari vrau fillimisht foshnjën dhe pastaj ish-gruan, 31-vjeçare.

Protothema.gr raporton se pasi 56-vjeçari qëlloi për vdekje fëmijën dhe ish-gruan, telefonoi kushëririn dhe i kërkoi që të shkonte te stalla në fshat, vendi i tragjedisë.

Pasi mbylli telefonin ai qëlloi veten. Kushëriri i autorit ka thënë për Antenna TV se pas telefonatës shkoi menjëherë te stalla, ndërsa pohoi se dëgjoi tre të shtëna.

Atje ai u përball me një skenë të frikshme, me trupat e pajetë të nënës dhe të foshnjës që ishin afër dhe më tutje trupi i pajetë i 56-vjeçarit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial