Një 19 vjeçar hyn për të vjedhur një apartament por e zë gjumi. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qendër të Romës, ku i riu, pasi ka vjedhur disa sende me vlerë 4 mijë euro, e ka zënë gjumi.
Pronarët e shtëpisë e gjetën vetë hajdutin kur u kthyen. 19-vjeçari ishte shtrirë në shtratin e tyre. I riu me origjinë tuniziane, i pastrehë dhe tashmë i njohur për policinë është arrestuar.
Please follow and like us: