3 të mitur me ‘biznes online’, kërkonin nga 15 mijë lekë për takime me djem

Përmes një llogarie të hapur në rrjetin social Instagram, 3 të mitur e kishin kthyer në ‘biznes’ përfitimin e shumave të parave përmes mashtrimit. Të tre, u premtonin personave të ndryshëm takime në këmbim të parave. Faqja e Instagramit, sipas burimeve nga policia, mbante emrin e një vajze, Migena Zenelaj, dhe në këtë formë kontaktoheshin djem të tjerë për t’u marrë shuma të ndryshme parash, teksa fillimisht u premtoheshin takime.

Një denoncim i bërë nga një 23-vjeçar, të cilit tre 17-vjeçarët të prezantuar si Migena Zenelaj i kishin kërkuar 150 mijë lekë të vjetra në këmbim të takimit, ka çuar në zbardhjen e mashtrimit. Pas hetimit të kryer nga hetuesit e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, u arrit identifikimi i tre të miturve, të cilët tashmë janë proceduar penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale të mashtrimit.

Policia ka mundur të sekuestrojë dy aparate celularë në përdorim të 3 të miturve dhe pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me dokumentimin e ngjarjes. Kjo nuk është hera e parë që fëmijë të mitur përfshihen në aktivitete kriminale të mashtrimit përmes rrjeteve sociale në këmbim të ofrimit të shërbimeve dhe takimeve.

Please follow and like us:
fb-share-icon