Friday, June 12, 2026
spot_img
Home Delvina 45-vjeçari nga Fieri i bën gjëmën pronarit të lokalit në Sarandë

45-vjeçari nga Fieri i bën gjëmën pronarit të lokalit në Sarandë

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Shpallja në kërkim e tij u krye pasi dyshohet se ka dëmtuar dhe ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit R. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial