Ballina BOTA Kryeministri Britanik vizitë në Kiev. Zelenski: Kundërshari më parimor kundër pushtimit

Kryeministri Britanik vizitë në Kiev. Zelenski: Kundërshari më parimor kundër pushtimit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka vizituar sot kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku ka patur takim edhe me presidentin ukrainas Zelenski.

Në postimin në facebook Zelenski shkruan se Boris Johnson është një nga kundërshtarët më parimorë të pushtimit rus, një lider në presionin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën.

Mirëseerdhe në Kiev, miku im! – shkruan presidenti ukrainas.

Kryeministri Boris Johnson tha se Britania e Madhe po përgatit një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake për Ukrainën si dëshmi e angazhimit të saj ndaj këtij vendi në luftën kundër fushatës barbare ruse.

Kryeministri Boris Johnson e shkruan këtë në Twitter pas takimit me presidentin ukrainas..

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial