Së shpejti spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”


Së shpejti në Maqedoninë e Veriut do te realizohet spektakli më i madh kushtuar Shenjtores së madhe “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili do të jetë nën organizimin e Sokol Gugës. 

Personalitete të biznesit dhe filantropë të mëdhenj do të mblidhen në Shkup per kremtimin e Shenjtores së madhe. Producenti Sokol Guga tregon ekskluzivisht për Pamflet, se ky spektakël i madh realizohet për herë të parë në Shkup dhe se është më i madhi në religjion.

15 personalitete, 15 filantrop do të nderohen në këtë spektakël me kupën e Nënë Terezës e cila është punuar me mjeshtëri nga Kujtim Cela. Edhe këtë edicion, producenti e prezantuesi Sokol Guga do të vij nën siglën e Tv Klan Plus e Tv Klan Macedonia. Skenografia e spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i është besuar skenografit të madh shqiptar Bashkim Zahaj, i cili këtë vit vjen ndryshe.

Sokol Gugës, kete edicion të dytë i bashkangjitet në prezantim, bukuroshja Amela Mukaj, të cilët do të kujdesen për ecurinë e programit dhe për mbarëvajtjen e tij.

Por cilët do të jenë emrat e artistëve që do të jenë të pranishëm në këtë spektakël të madh? Tenori i famshëm shqiptar Kastriot Tusha, artistia e mirënjohur Besiana Mehmeti, kori prej 25 artistësh i cili është në Shkup, orkestra filarmonike me artistë shqiptar nga Shqipëria e shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, këngëtari Shkodran Tolaj, i cili është dhe drejtor artistik i këtij produksioni të rëndësishëm që mbahet në Shkup.

Një staf i madh janë duke punuar per kete program, kushtuar Nënës Terezë, e cila do te vij e qëndisur nga producent e prezantuesi Sokol Guga.

Edhe këtë vit, Sokol Guga ka preferuar të vij nën drejtimin e regjisë televizive me dy regjisorët nga Kosova, Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi.

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen si bashkëprodhim i Guga Production, Tv Klan Plus e Tv Klan Macedonia.

Please follow and like us:
fb-share-icon