Pas mbytjes së turistes angleze në Sarandë, policia arreston drejtuesin e ekspeditës

Një ditë pas mbytjes së turistes angleze në Sarandë, policia ka vënë në pranga përgjegjësin e ekspeditës së zhytjes.

Mësohet se në pranga ka rënë 45-vjeçari Saimir Kushova. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme në vendin e quajtur “Vapori i mbytur” në Sarandë. Ekspedita nënujore turistike, organizohej nga “Spiranca Diving Center” tek anija e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në gjirin e Sarandës. 

Spiranca Diving Center organizonte zhytje nënujorë në bregdet dhe pika të tjera turistike si Syri i Kaltër, Viroi në Gjirokastër etj.

Vitet e fundit ishin bashkuar nismës së pastrimit të bregdetit nga gomat dhe mbetje të tjera ku gjatë 2 viteve u nxorrën rreth 2000 goma.

Please follow and like us:
fb-share-icon