Banorët e Xarrës denoncojnë në SarandaWeb: Kemi që mbrëmë pa energji elektrike!

Banorët e Xarrës kanë që mbrëmjen e djeshme pa energji elektrike.

Denoncimi vjen nga banorët, të cilët shprehen se prej mbrëmjes së djeshme kur kanë filluar edhe pikat e para të shiut, në fshatin e tyre mungon energjia elektrike.

Sipas banorëve, pavarësisht se energjia është rikthyer disa herë për pak minuta ajo është shkëputur përsëri, duke i lënë në errësirë.

Please follow and like us:
fb-share-icon