Sarandë: 2 gra konfliktohen fizikisht, procedohet njëra prej tyre
Komisariati i Policisë Sarandë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasen D. B., 30 vjeçe, banuese në Sarandë.
Ngjarja ndodhi më datë 3 tetor 2024, ku për këtë shtetase është bërë kallëzim nga shtetasja M. L., 39 vjeçe.
Sipas burimeve zyrtare, dy gratë janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën në lagjen nr. 3 të qytetit, për motive të dobëta.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë që materialet janë referuar për ndjekje të mëtejshme nga organet e drejtësisë.