Një incident ka ndodhur sot në shkollën ekonomike “Antoni Athanas” në Sarandë, ku një sherr mes dy nxënësve është përshkallëzuar duke përfshirë edhe nxënës të tjerë.
Situata është përshkallëzuar deri në ndërhyrjen e policisë, e cila ka shoqëruar disa nga të përfshirët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Deri më tani, institucionet arsimore nuk kanë bërë ndonjë reagim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.
Nuk dihen ende motivet e konfliktit, ndërsa priten hetime të mëtejshme nga autoritetet për të qartësuar plotësisht situatën dhe për të marrë masat e duhura.
Please follow and like us: