Fshati Shelegar përfiton nga hapja e thesit të bashkisë për shtrim rrugësh me beton
Bashkia Sarandë ka shpallur një tender publik për rikualifikimin e rrugëve të brendshme të fshatit Shelegar, një projekt që parashikon shtrimin e tyre me beton. Fondi i vënë në dispozicion për këtë ndërhyrje arrin në 100 mijë euro, ndërsa tenderi do të mbahet më 2 dhjetor 2024.
Banorët e Shelegarit prej kohësh kanë ngritur shqetësime për gjendjen e amortizuar të infrastrukturës rrugore, ndërsa ky projekt shihet si një mundësi për përmirësimin e aksesit dhe kushteve të lëvizjes brenda fshatit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb