Dhunoi gruan dhe e kërcënoi se do ta vriste, pranga 50-vjeçarit i gjenden automatik, pushkë e municion luftarak

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Dibër, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kërcënoi atë se do ta vriste me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Dibër, ndërsa sipas policisë 50-vjeçari R.H., ushtronte dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj gruas së tij.

 

Gjatë kontrollit që i është ushtruar në banesë, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 5 krehra dhe 267 municion luftarak.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit për një shtetas në fshatin Vleshë,  që po dhunonte bashkëshorten dhe po e kanoste se do ta vriste me armë zjarri, që ai i mbante në banesë pa leje, në kuadër dhe të operacionit “Sundimi i Ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sllova”, ku u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon