Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Booking dhe Airbnb nën lupën e Tatimeve – Qeveria kërkon raportim të...

Booking dhe Airbnb nën lupën e Tatimeve – Qeveria kërkon raportim të detyrueshëm për të ardhurat

Booking, Airbnb dhe platformat online nën lupën e Tatimeve – Qeveria kërkon raportim të detyrueshëm për të ardhurat

Qeveria po synon të vendosë rregulla më të forta për ekonominë digjitale. Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj të ri, i cili parashikon që operatorët e platformave digjitale të raportojnë automatikisht pranë administratës tatimore të dhënat mbi të ardhurat e përdoruesve të tyre.

 

 

Nisma prek platformat e njohura të qiradhënies së pronave, si Booking dhe Airbnb, por edhe platformat e transportit, shërbimeve online dhe tregjeve elektronike. Sipas draftit, këta operatorë do të kenë detyrimin të mbledhin, verifikojnë dhe raportojnë çdo vit informacion për personat që ofrojnë shërbime ose shesin produkte përmes tyre.

 

Sipas Ministrisë së Financave, masa synon të shmangë mosdeklarimin e të ardhurave dhe evazionin fiskal, duke rritur transparencën në ekonominë digjitale dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Projektligji parashikon gjithashtu shkëmbim automatik të informacionit me vendet e Bashkimit Europian për individët shqiptarë që realizojnë të ardhura në platforma të huaja, në përputhje me standardet e BE-së.

 

Për operatorët që nuk zbatojnë detyrimet e raportimit janë parashikuar masa ndëshkuese. Gjobat variojnë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë për mosraportim, ndërsa për mosregjistrim ose raportim të pasaktë parashikohen gjoba nga 500 mijë deri në 1 milion lekë.

 

Nëse miratohet, ky draft do të sjellë një kontroll më të madh mbi aktivitetin ekonomik që zhvillohet përmes platformave digjitale në Shqipëri. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial