Sunday, August 2, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Humbën rrugën në mes të natës, dy 17-vjeçarët gjenden pas disa orësh...

Humbën rrugën në mes të natës, dy 17-vjeçarët gjenden pas disa orësh kërkime

Humbën rrugën në mes të natës, dy 17-vjeçarët gjenden pas disa orësh kërkime

Një operacion kërkim-shpëtimi është zhvilluar gjatë natës në Gadishullin e Karaburunit, pasi dy 17-vjeçarë gjermanë humbën orientimin gjatë eksplorimit të zonës dhe nuk mundën të gjenin të sigurt rrugën e kthimit.

 

 

Alarmi është dhënë rreth orës 23:50, pas një sinjalizimi të përcjellë nga Ambasada Gjermane në Shqipëri. Menjëherë pas njoftimit, ekipi i Stacionit të Vlorës të Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, u nis drejt zonës ku dyshohej se ndodheshin të rinjtë.

 

Kërkimet vijuan për disa orë gjatë natës në terrenin e Karaburunit, derisa dy 17-vjeçarët u lokalizuan pranë zonës së njohur si “Ravena”.

Pas gjetjes së tyre, ekipet kontrolluan gjendjen shëndetësore të të rinjve dhe iu ofruan ujë e ushqime. Më pas nisi evakuimi në rrugë tokësore.

 

Operacioni përfundoi rreth orës 04:30 të mëngjesit të 1 gushtit, kur dy të rinjtë u dorëzuan pranë Stacionit të Policisë.

 

Shpëtimi Alpin dhe Speleologjik në Shqipëri falenderoi vullnetarët dhe strukturat e përfshira në operacion, ndërsa u bëri thirrje turistëve që eksplorojnë zona të thella natyrore të planifikojnë paraprakisht itinerarin, të informohen për terrenin dhe, kur është e mundur, të shoqërohen nga persona që e njohin zonën. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial