Thursday, November 12, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin...

Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit

Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit. Shoqata e Turizmit kundërshton propozimin e qeverisë për ta rritur TVSH-në e akomodimit nga 6% në 10%.

Gjatë diskutimit ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, përfaqësuesit e sektorit thanë se rritja e taksës do të dobësonte konkurrueshmërinë e hotelerisë, në një kohë kur rënia e euros ndaj lekut po ndikon tashmë te të ardhurat e bizneseve.

Propozimi është pjesë e paketës fiskale për vitin 2027 dhe parashikon rritjen e TVSH-së për shërbimin e akomodimit, përfshirë hotelet me pesë yje. Norma aktuale prej 6% zbatohet që prej vitit 2019.

Arben Cipa ngriti shqetësimin për humbjet nga kursi i këmbimit. Sipas tij, vetëm nga ndryshimi i kursit, bizneset që ai përfaqëson kanë humbur rreth 30% të të ardhurave. Kur euro dobësohet, të ardhurat e arkëtuara në euro vlejnë më pak kur këmbehen në lekë.

Shoqata e Turizmit kërkon që TVSH-ja për akomodimin të mbetet në 6% dhe që institucionet të përqendrohen te formalizimi i tregut. Sipas përfaqësuesve të sektorit, rritja e barrës tatimore pa masa kundër informalitetit do ta vështirësonte konkurrencën për bizneset që deklarojnë të ardhurat. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial