Thursday, November 12, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë...

Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese

Ulja e pragut të TVSH prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese

Rreth 18 mijë biznese të vogla pritet të hyjnë në regjimin e TVSH nëse miratohet propozimi për të ulur pragun e xhiros vjetore nga 10 milionë në 5 milionë lekë. Ndryshimi do të përfshinte bizneset që e kalojnë kufirin e propozuar prej 5 milionë lekësh, por që sot mbeten nën pragun aktual.

Përfaqësues të profesioneve të lira kanë kundërshtuar propozimin. Avokati Lulzim Alushaj tha se përgjysmimi i pragut do t’u shtonte kostot profesionistëve dhe se një pjesë e barrës mund të kalonte te qytetarët përmes rritjes së çmimeve të shërbimeve.

“Ky ligj nëse kalon në këtë formë do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Alushaj. Sipas tij, ndryshimet e shpeshta në rregullat tatimore e bëjnë më të vështirë për profesionistët të planifikojnë aktivitetin e tyre. Kundërshtimi vjen pas çështjes së mëparshme për tatimin e profesioneve të lira, ku Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë ankuesve.

Edhe kontabilisti Artur Papajani shprehu rezerva. Sipas tij, bizneset që operojnë nën pragun e TVSH-së janë tashmë të regjistruara, ndërsa ulja e kufirit mund të nxisë disa prej tyre ta ndajnë aktivitetin në disa NIPT-e për të qëndruar nën prag. Papajani propozoi që kufiri i xhiros vjetore të vendoset në 8 milionë lekë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial