Thursday, November 12, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi –...

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë

Arrestohen dy shqiptare në Janinë, dyshohen për vjedhje veshjesh në një dyqan.

Dy shtetase shqiptare u arrestuan pasditen e 11 nëntorit në Janinë, pasi dyshohet se tentuan të largoheshin nga një dyqan me veshje të papaguara me vlerë rreth 100 euro. Ato akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.

Sipas policisë greke, gratë dyshohet se i kishin fshehur veshjet në një çantë.

Kur po dilnin nga dyqani, pajisjet kundër vjedhjes që ndodheshin ende te produktet aktivizuan alarmin. Punonjësit i ndaluan në dalje, ndërsa policia i arrestoi pas mbërritjes. Veshjet iu kthyen dyqanit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe veshje të tjera me etiketa çmimesh dhe pajisje kundër vjedhjes.

Dosja e përgatitur nga njësia e hetimit të krimeve në Janinë do t’i kalojë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Janinës, ku do të paraqiten edhe dy të arrestuarat.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial