E hënë, 16 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, zhvilloi vizitën e tij të parë në Sarandë dhe në qytetin antik të Butrintit që prej emërimit në detyrë. Gjatë qëndrimit në qytetin e Sarandës, ai u takua me drejtues të bizneseve vendase për të diskutuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi më 16 nëntor fotografi nga vizita. Në njoftimin që shoqëronte pamjet, ambasada bëri të ditur se Wendt u njoh me historinë e zonës dhe bisedoi me përfaqësues të sipërmarrjeve lokale për mundësitë e partneriteteve të reja.

Gjatë vizitës në Sarandë, ambasadori amerikan u takua edhe me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe me ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA-së. Sipas ambasadës, angazhimi i tyre ndihmon në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Saranda Web

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit

Foto nga vizita e ambasadorit Eric Wendt në Butrint. Burimi i fotos është Ambasada Amerikane në Tiranë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial