E martë, 17 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit...

Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori

Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori

Nga 1 janari 2027, fëmijët nën 16 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara do të paguajnë 6.000 lekë për pasaportën. Për kartën e identitetit, tarifa zbret në 1.000 lekë për personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç.

Urdhri për uljen e tarifave është firmosur nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo. Për fëmijët nën 16 vjeç, pasaporta do të kushtojë 1.500 lekë më pak, pasi tarifa aktuale prej 7.500 lekësh zbret në 6.000 lekë.

Personat me aftësi të kufizuara përfitojnë ulje për të dyja dokumentet. Për pasaportën do të paguajnë 6.000 lekë, ndërsa për kartën e identitetit 1.000 lekë, nga 1.500 lekë që paguajnë aktualisht.

Për qytetarët mbi 65 vjeç, ulja e njoftuar prek tarifën e kartës së identitetit. Edhe për këtë kategori, kostoja zbret me 500 lekë, nga 1.500 në 1.000 lekë.

Demo tha se ulja e tarifave ishte paralajmëruar më 2 tetor dhe se do ta ndjekë personalisht zbatimin e urdhrit. Sipas ministrit, krahas uljes së kostove, synohet të shkurtohet edhe koha e pritjes për qytetarët që aplikojnë për dokumentet. Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial