E hënë, 23 Nëntor, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Mashtronte duke u shtirur si i sëmurë me leukemi, arrestohet i riu....

Mashtronte duke u shtirur si i sëmurë me leukemi, arrestohet i riu. Bllokohen mbi 190 mijë euro

Mashtronte duke u shtirur si i sëmurë me leukemi, arrestohet i riu. Bllokohen mbi 190 mijë euro

Një fushatë për të ndihmuar një të ri nga Gjilani, i cili pretendonte se vuante nga leukemia akute, përfundoi me arrestimin e tij dhe bllokimin e donacioneve. Endrit Azemi dyshohet se sajoi historinë e sëmundjes për të përfituar para nga qytetarët në Kosovë dhe nga diaspora.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, Azemi kishte nisur të kërkonte ndihmë financiare për trajtim që prej 9 nëntorit 2026. Nga verifikimet e prokurorisë rezultoi se ai nuk vuante nga sëmundja për të cilën kërkonte ndihmë.

Kontributet u mblodhën përmes platformës GoFundMe dhe drejtpërdrejt në sheshin e Gjilanit. Në fushatë u përfshinë edhe familjarët e të riut. Motra e tij, Kosovare Azemi, u kishte bërë thirrje publike qytetarëve të kontribuonin sipas mundësive.

Shuma e mbledhur dyshohet se arriti në 189.206,08 euro. Pas nisjes së hetimeve, Prokuroria dhe Policia e Kosovës bllokuan fondet në llogaritë bankare të identifikuara në lidhje me rastin.

Sipas Shqiptarja.com, pas arrestimit një grup donatorësh shkoi te banesa e Azemit dhe kërkoi kthimin e parave. I riu u ndalua për 48 orë, ndërsa Prokuroria pritet t’i kërkojë Gjykatës Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin për veprën penale të mashtrimit. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial