Një adoleshent nga Vlora është dërguar në spitalin rajonal pasi është pikasur nga patrulla i gjakosur.
Mosha e tij mendohet se është rreth 15 vjeç dhe ka shkuar i gjakosur në spital, pasi është goditur me mjete të forta.
Dyshohet të jetë goditur me kaçavidë si pasojë e një konflikti në Lungomare. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të marra deri më tani adoleshenti është gjetur përtokë, e më pas dërguar nga policia në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Ai është goditur në trup, në afërsi të qafës.
Please follow and like us: