Friday, April 19, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaLajme Saranda NewsLajme nga SarandaAdrian Gurma: Vitin e ardhshëm do të ketë më shumë plazhe publike...

Adrian Gurma: Vitin e ardhshëm do të ketë më shumë plazhe publike në Sarandë dhe në Ksamil

I ftuar në emisionin SKANER në Saranda Web me gazetaren Shpresa Dine, kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma ka folur edhe për situatën e plazheve.

Gurma është shprehur se 3 vjet më parë kur mori detyrën, në Sarandë kishte vetëm 1 plazh publik, por edhe ai shfrytëzohej nga bashkia me pagesë. Që në ditën e tretë të detyrës kam marrë vendimin që ai plazh të lirohet nga shezllongët e bashkisë dhe të kthehet për publikun, ka thënë Adrian Gurma.

Gjatë këtyre 3 viteve kemi shtuar edhe plazhe të tjera, duke arritur të kemi 20% të hapësirave plazhe publike. Më vitin e ardhshëm do të kemi më shumë hapësira për plazhe publike, sidomos në Ksamil, ka thënë Gurma, dhe raporti do të jetë 30% plazh publik.

 

Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial