Adriatik Lapaj gjatë takimit të organizuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka falenderuar qytetarët për pjesmarrjen masive gjatë këtij bashkëbisedimi dhe është ndalur tek dy mësueset e tij, mësuesja kujdestare dhe mësuesja e letërsisë në gjimnaz.
Ndër të tjera, Adriatik Lapaj ka thënë se kjo betejë është një betejë me ata që e kërcënojnë shqiptarin e zakonshëm për bukën e gojës, për pensionin invaliditetit, e kërcënojnë te licensa e plazhit, e kërcënojnë nëpërmjet tatimeve…
Këto ditë në Sarandë nuk jam ndjerë aspak mirë kur bashkëmoshatarë dhe bashkqytetarë të mi ndihen të kërcënuar të marrin pjesë në takime të tilla, për të shprehur lirisht mbështetjen për njërin apo për tjetrin, për të thënë se e duan ndryshimin. KJO DUHET TË MARRË FUND! – ka thënë Adriatik Lapaj.
U drejtohem të gjithë atyre pushtetarëve sarandjotë ose të importuar në Sarandë të cilët guxojnë tu prekin një qime floku ne bisnesin, jetën dhe aktivitetin e atyre që janë në këtë shesh. Nuk do tu ndahem si Skënderbeu turqve.
Adriatik Lapaj ka folur edhe për hapjen e garës e cila do të mundësojë që Saranda të ketë përfaqësues të saj dhe jo njerëz të importuar