Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Aksident i rëndë, 8 viktima mes tyre edhe shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, me pasojë 8 viktima. Një mjet i mbushur me klandestinë ka tentuar t’i ikë policisë, por ngjarja ka rezultuar fatale, duke humbur jetën 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e lindjes, si edhe vetë drejtuesi i mjetit nga Shkodra.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 2 prill, kur ‘Benz’-i mbushur me emigrantë po udhëtonte nga pika e kalimit kufitar ‘Tre Urat’ në Përmet në drejtim të Këlcyrës. Mjeti i mbushur me emigrantë është pikasur nga policia duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Pasi patrulla e policisë i ka bërë shenjë për të ndaluar, drejtuesi i mjetit është kthyer për në drejtim të Përmetit me qëllim për t’i ikur policisë.
Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h. Nga shpejtësia e lartë, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial