SARANDA NEWS

spot_img

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, 3 gjimnazistë në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.

 

 

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 11:40, në aksin rrugor “Vlorë-Zvërnec” .

Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. B., 19 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues një shtetas 17 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 17-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 3 gjimnazistët e dëmtuar, dy djem dhe një vajzë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial