Tuesday, June 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Aksident në rrugën Kardhiq – Delvinë: Tre automjete përfshihen në përplasje

Aksident në rrugën Kardhiq – Delvinë: Tre automjete përfshihen në përplasje

 

Aksident në rrugën Kardhiq – Delvinë: Tre automjete përfshihen në përplasje pranë fshatit Senicë

 

Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhur në rrugën Kardhiq – Delvinë, në kthesat pranë fshatit Senicë. Tre mjete u përfshinë në përplasjen që shkaktoi dëme të shumta në automjete, por fatmirësisht, nuk ka viktima.

 

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sakta të aksidentit, por përplasja në këtë zonë të kthesave të forta është një kujtesë për rrezikun që mbart kjo rrugë, veçanërisht në këtë periudhë me rritje të lëvizjes së automjeteve dhe me kohë me reshje shiu.

 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial