Saturday, June 13, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Aksidenti në Volloder, zjarrfikëset nxjerrin të plagosurin nga mjeti, transportohet në Tiranë

Aksidenti në Volloder, zjarrfikëset nxjerrin të plagosurin nga mjeti, transportohet në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Borsh – Sarandë, në Volloder.

50-vjeçari Gazmend Çaushi kthehej nga puna për në shtëpi, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

50-vjeçari ka pësuar dëmtime në në të dyja këmbët dhe është dashur ndërja e zjarrfikësve për nxjerrjen e tij nga automjeti.

Pasi është nxjerrë nga mjeti me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Sarandës, ai është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas drejt Tiranës për mjekin më të specializuar.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial