Thursday, October 8, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Delvina Aktorja Maria Grazia Cucinotta vjen së shpejti në Shqipëri me ftesë të...

Aktorja Maria Grazia Cucinotta vjen së shpejti në Shqipëri me ftesë të Sokol Gugës

Edicioni i 8 i spektaklit Krishtlindje ne Tirane vjene kete here me te tjere te ftuar, jo vetem ne prezantim por edhe me artiste te medhenj, te cilet producenti Sokol Guga i sjell cdo vit ne Shqiperi.
Producenti kete vit do te jete krah tre emrave te mirenjohur te televizionit si: avokatia Eni Cobani, prezantuesi Albert Dumani e kengetaria e prezantuesia Eneda Tarifa te cilet do te drejtojne naten e Krishtlindjeve ne 25 Dhjetor, drejteperdrejte nga televizioni kombetar Klan Plus e Klan Macedonia.

Te kontaktuar nga mediat, stafi thote se ende artistet nuk jane perzgjedhur por Kamela Islamaj, Emi Bogdo, Mentor Haziri jane emrat e pare qe jane bere publike ne faqen zyrtare te producentit.

E ftuar kete vit, eshte aktoria e madhe italiane Maria Grazia Cucinotta e cila vjen per here te pare ne Shqiperi dhe ne spektaklin “Krishtlindje ne Tirane”

Por nuk do te jete vetem aktoria e madhe e cila do te vij e ftuar speciale, do te jene dhe dy kengetar te cilet e kane konfirmuar puesemarrjen nga Italia dhe Spanja.

Kujtojme qe Sokol Guga ka sjell emrat e medhenj te artit nderkombetar ne Shqiperi, si fituesin e cmimit te pare ne Sanremo, kantautori Giuseppe Povia, kengetari rumun Mihai Traistariu, aktoria e famshme italiane Ornella Muti, kengetaria ukrahinase Ruslana, Grupi i famshem Rednex dhe Albano Carrisi.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial