Saturday, September 26, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për...

Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për të dëgjuar përsëri hallet tuaja

Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për të dëgjuar përsëri hallet tuaja 

Deputeti Ardit Bido ka njoftuar se të premten, më 25 shtator, do të rikthehet në Sarandë dhe Ksamil për të zhvilluar takime me qytetarët, në kuadër të nismës “Prania Besnike”.

 

Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: “Do të vij përsëri për të dëgjuar hallet tuaja”

 

“Të premten do të shihemi sërish në Sarandë dhe Ksamil, për të vijuar PraninëBesnike me qytetarët, duke dëgjuar nga afër problematikat dhe çështjet që kërkojnë vëmendje e zgjidhje”, shkruan Bido në njoftimin e tij.

 

Sipas axhendës së publikuar, takimi i parë do të zhvillohet në Sarandë, në orën 17:00, në lokalin e Genc Sulos. Më pas, në orën 20:00, Bido do të jetë në Ksamil, pranë Njësisë Administrative.

 

Takimet janë pjesë e nismës “Prania Besnike”, përmes së cilës Bido po zhvillon takime të drejtpërdrejta me banorët për të dëgjuar problematikat dhe kërkesat e tyre. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial