Vidhet një banesë gjatë natës: familjarët në dasmë, hajdutët rrëmbejnë 15 milionë lekë
Një banesë në fshatin Shelegar, në Sarandë, ka rënë pre e grabitjes gjatë natës së të dielës, ndërsa familjarët ndodheshin në një dasmë.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hyrë në banesën e Mejdi Tushës në kohën kur në Vidhetshtëpi nuk ndodhej askush. Ngjarja është konstatuar nga një pjesëtar i familjes, i cili pas kthimit ka gjetur dhomat të kontrolluara dhe sendet të shpërndara.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se janë vjedhur rreth 15 milionë lekë të vjetra (1.5 milionë lekë), si dhe bizhuteri me vlerë.
Dyshohet se në grabitje kanë marrë pjesë dy persona, të cilët mund të kenë vëzhguar më parë lëvizjet e familjes. Para se të hynin në banesë, autorët dyshohet se kanë dëmtuar edhe kamerën e sigurisë.
Pas denoncimit, Policia e Sarandës dhe grupi hetimor kanë kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe mbledhjen e provave. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të grabitjes. Saranda Web








