Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Arrestohen dy shqiptarë duke mbledhur çaj mali pranë kufirit Shqipëri – Greqi

Arrestohen dy shqiptarë duke mbledhur çaj mali pranë kufirit Shqipëri – Greqi

Arrestohen dy shqiptarë duke mbledhur çaj mali pranë kufirit Shqipëri – Greqi. Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në një zonë të vështirë në tokën greke, pranë kufirit Shqipëri – Greqi.

 

Arrestohen dy shqiptarë në tokën greke pranë kufirit Shqipëri – Greqi

 

Sipas autoriteteve greke, operacioni u zhvillua nga shërbimet e policisë kufitare në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimit. Dy të arrestuarit akuzohen për shkelje të legjislacionit pyjor, si edhe për hyrje të paligjshme në territorin grek.

 

Gjatë kontrollit, policia konstatoi se ata kishin mbledhur në mënyrë të paligjshme rreth 6.1 kilogramë çaj mali. Sasia e sekuestruar do t’u dorëzohet autoriteteve pyjore për procedurat përkatëse.

 

Pas arrestimit, dy shtetasit shqiptarë u shoqëruan pranë prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme procedurale. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial