Nënë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës. Mësohet se ata në lokalin e tyre shisnin lëndë narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit në subjektin (lokalin) e këtyre shtetasve, i cili rezultoi i paregjistruar në organet tatimore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike cannabis, gati për shitje, 2 shkopinj bejsbolli, 5 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Gjithashtu u sekuestrua dhe një automjet që përdorej nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.