Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Arrestohet 21-vjeçari, vodhi banesën e një të moshuare dhe tentoi të vjedhë 3 shtëpi të tjera

Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë edhe 3 banesa të tjera.

I riu me inicialet A.Ç. u arrestua në flagrancë teksa tentoi të vidhte banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.

21-vjeçari me banim në Kamëz vodhi produkte ushqimore në banesën e të moshuarës gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe tentoi të vjedhë në 2 banesat e tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë, informoi sot policia e cila materialet procedurale ia kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial