Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Arrestohet i dënuari me 1 vit burgim për falsifikim dokumentesh – EMRI

Një 58-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Kakavisë teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

58-vjeçari i identifikuar si Alfred Lelaj ishte shpallur në kërkim pasi u dënua me 1 vit burgim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Arrestimi i Lelajt u bë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.

“Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të PKK Kakavije dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj, 58 vjeç.

58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial