Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Atentat me armë në Sarandë, plagoset me 3 plumba Thimjo (Sandër) Rubati

Atentat me armë në Sarandë, plagoset me 3 plumba Thimjo (Sandër) Rubati

Atentat me armë në Sarandë, plagoset me 3 plumba Thimjo (Sandër) Rubati. Autorët u larguan me motor. Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, objektiv i sulmit ka qenë Thimjo (Sandër) Rubati, i cili ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me tre plumba.

 

 

I plagosuri është transportuar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është nisur drejt Janinës për trajtim të specializuar.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se atentati është kryer nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motoçikletë. Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi dhe, sipas të njëjtave burime, kanë humbur gjurmët në zonën e Baba Rexhepit, në lagjen nr. 4 të Sarandës.

 

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4, ku menjëherë pas njoftimit forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes, rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Grupi hetimor ka nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po administron provat, ndërsa deri në këto momente motivet e atentatit mbeten të paqarta. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial