Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një person plagoset dhe dërgohet...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një person plagoset dhe dërgohet me urgjencë në spital

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, objektiv i sulmit ka qenë Thimjo (Sandër) Rubati, i cili ka mbetur i plagosur pas të shtënave dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po merr ndihmën mjekësore.
.

.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motoçikletë. Pas ekzekutimit të atentatit, ata janë larguar me shpejtësi në drejtim ende të panjohur.
.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
.
Rrethanat e atentatit dhe motivet e tij mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
.
Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial