Saturday, April 20, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Atentati në tentativë ndaj Andon Dhimës, ndalohen 4 persona të dyshuar. Sekuestrohen armë, maska dhe jelekë të RENEAS

Policia e Tiranës ka ndaluar ditën e sotme në kuadër të operacioni ‘Stuhia’ ka ndaluar  4 persona të cilët dyshohen për atentatin ndaj  biznesmenit Andon Dhima në Tiranë. Mësohet se se në prnga kanë rënë G.L 45 vjeç, A,H 35 vjeç, si dhe dy bashkëpunëtorët e ngjarjes M.M, 30 vjeç, dhe E.H 26 vjeç, të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme penale. Policia bën të ditur po ashtu se janë sekuestruar arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial