Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Autoboti përplaset me dy makina në tunel, ndërrojnë jetë 2 persona – VIDEO

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit në aksin Milot-Morinë këtë mbrëmje. Një autobot është përplasur me dy makina pranë tunelit të Kalimashit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Nga aksidenti kanë mbetër të plagosur edhe 3 persona të tjerë që po marrin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të aksit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

VIDEO https://youtu.be/Mu7v8dIYnoY

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial