Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Avionit i hapet dera e pasme, gjithçka fluturon në ajër – VIDEO

Dera e një avioni është hapur dhe të gjithë pasagjerët janë tmerruar, por nuk ka asnjë të lënduar. Kjo ka ndodhur në një udhëtim në Rusi, në momentin kur dera e pasme e avionit u hap.

Në momentoin që ndodhi, avioni ndodhej në rajonin e Siberisë. Pasagjerët e përshkruajnë si një eksperiencë të tmerrshme dhe ndiheshin të frikësuar se mos humbisnin jetën. Sipas informacioneve nga mediat e huaja, në atë fluturim kanë qene 25 pasagjerë të një avioni An-26.

Bagazhet dhe sendet e pasagjerëve të aeroplanit u zhdukën në ajër, ndërsa kabina ishte nën presion, sipas Daily Mail. Një video tregon hapjen e derës së pasme të avionit IrAero, një Antonov, i cili ishte nisur nga Magan në rajonin Yakutsk të Siberisë lindore në temperatura -41 gradë Celsius.

Pasagjeri që ka xhiruar videon është në një nga sediljet e pasme të avionit. Dera, e përdorur për ngarkimin e bagazheve, zakonisht është e izoluar në pjesën e pasme të avionit.

Piloti bëri një ulje emergjente në Magan dhe të gjithë në bord ishin “të sigurt” pavarësisht të ftohtit të fortë në kabinë gjatë incidentit.

Për ngjarjen autoritetet kanë nisur një hetim.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial