Home Lajme Saranda News Makina del nga rruga e përfundon në greminë, 2 të plagosur rëndë...

Makina del nga rruga e përfundon në greminë, 2 të plagosur rëndë (VIDEO)

0
31

Dy të plagosur rëndë kanë mbetur nga një aksident që ka ndodhur në një rrugë në fshatin Smollik, rruga e cila të lidh me rrugën e Arbrit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, e për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, pasi vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i vështirë për shkak të rrugës së keqe.

VIDEO https://youtu.be/80NgyvU1VVw

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, pasi vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i vështirë për shkak të rrugës së keqe.

Të plagosurit  pritet që të dërgohen drejt spitalit të Bulqizës.

‘Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.

Lajmi në përditësim…

Please follow and like us:
fb-share-icon

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial