Banorët e Lagjes Nr. 2 denoncojnë ndotjen pranë tregut industrial: “Paguajmë taksa, por jetojmë mes mbeturinave”. Banorët e Lagjes Nr. 2 në Sarandë, pranë tregut industrial, kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar në zonën ku jetojnë, duke akuzuar Bashkinë Sarandë për mungesë totale shërbimesh, pavarësisht taksave që paguajnë rregullisht.
Në një video-denoncim të dërguar për Saranda Web, banorët tregojnë pamjet e mbeturinave të shumta, barishteve dhe ndotjes që, sipas tyre, janë kthyer në një problem të përditshëm dhe rrezik për shëndetin.
Sipas banorëve, mbeturinat hidhen vazhdimisht pranë banesave nga zona e tregut industrial, ndërsa askush nuk ndërhyn për pastrimin dhe mirëmbajtjen e territorit. Ata shprehen se jetesa në këto kushte është bërë e vështirë, sidomos për familjet me fëmijë dhe të moshuar, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane. Saranda Web








