Sunday, November 8, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa...

Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”

Banorët e Ksamilit denoncojnë rrugën e dëmtuar: “Prej korrikut është lënë pa u rregulluar”


Banorë të Ksamilit i janë drejtuar Saranda Web për të ngritur shqetësimin për gjendjen e një segmenti të rrugës “Dea”, i cili, sipas tyre, ka mbetur i dëmtuar prej muajit korrik.

Nga fotografitë e dërguara nga banorët shihet një pjesë e konsiderueshme e asfaltit e hapur dhe e mbushur me material inert, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak se rruga përdoret çdo ditë nga prindërit dhe fëmijët që shkojnë apo kthehen nga shkolla.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për riparimin dhe asfaltimin e segmentit, duke theksuar se situata vazhdon prej disa muajsh pa marrë zgjidhje.

Saranda Web publikon shqetësimin e banorëve dhe mbetet i hapur për reagimin e institucioneve përgjegjëse.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial