Saturday, December 2, 2023
spot_img

BOTA NENUJORE E SARANDES

Bota nenujore e Sarandes

Në Sarandë, aty poshtë valëve të detit, duke u kredhur sa më thellë në ujërat e tij, fshihet një pasuri e tërë nënujore.

Për të gjithë zhytësit që janë të apasionuar pas këtyre pasurive, qofshin ata të huaj apo vendas, Saranda ofron një larmishmëri objektesh relike. Relika të cilat flenë nëpër thellësitë e detit Jon.

Bota nenujore e Sarandes

Madje, njëra prej relikeve, e cila është mjaft e dukshme, është një anije luftarake e Luftës së Dytë Botërore. Ajo eshte e mbytur në Gjirin e Sarandës, jo më larg se 100 m nga bregu i detit. Anija është e një gjatësie prej 150 metrash. Prej kohësh, që kur është zbuluar, shërben si një muze i gjallë nënujor… Pasi në të gjenden një sërë objektesh të ndryshme, si shishe, cizme ushtarësh, medikamente mjekësore etj.

Anija vazhdon të tërheqë vëmendjen e zhytësve… Të cilët s’mund ta shuajnë kureshtjen ndryshe… Veçse duke i prekur nga afër dhe duke i fotografuar këto relike shekullore.

Pasurive të çmuara të Sarandës, nuk mund tu mungonin edhe këto asete… Të cilat ruajnë vlera të rëndësishme të arkeologjisë nënujore… sarandanews.net

Punuar nga SarandaWeb

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial