Ballina DESTINACIONE BUTRINTI – QYTETI ANTIK I BUTRINTIT

BUTRINTI – QYTETI ANTIK I BUTRINTIT

Butrinti
Butrinti

Butrinti – Qyteti Antik i Butrintit  ndodhet në jug të qytetit të Sarandës. Ai është ndërtuar mbi një kodër, në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit.

Në një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, përkundrejt ishullit të Korfuzit, i themeluar aty nga fillimi i shekullit të VII p.e.s.

Butrinti ngrihet mbi një kodrinë jo shumë të lartë, e cila laget nga të trija anët me uje. Në lindje dhe verilindje të kodrës shtrihet liqeni i Butrintit. Nga ana jugore kalon kanali që lidh liqenin me detin Jon.

Njoftimet më të hershme arkeologjike për këtë qytet i kemi nga Qiriaku prej Ankone. Ai duke udhëtuar për në Greqi, u ndal edhe në këtë qytet.  Ketu pa tepricat e ndërtimeve antike, pjesë statujash dhe kopjoi disa mbishkrime që tani kanë humbur. Në fillimin e shekullit të kaluar Butrintin e vizitojnë udhëtarë të tjerë, si Martin, Liku e Pukevili.

Butrinti – Zbulimet e Ulolinit në Butrint

Misioni arkeologjik italian i kryesuar nga Ugolini zhvilloi gërmimet në këtë qytet prej vitit 1928-1936. Pas vdekjes së tij punimet i vazhduan P. Markoni dhe më vonë D. Mustilli deri në vitin 1940. Si rezultat i gërmimeve shumëvjeçare, në Butrint kanë dal në dritë një tok periudhash historike. Po ashtu edhe monumentesh si më poshtë: Kalaja, Teatri, Agoraja, Portiku, Tempujt, Bazilika e madhe, Baptisteri, etj.

Periudha romake që u karakterizua nga zgjerimi i sipërfaqes së qyetit. Pati dhe një hop të madh ndërtimesh ku mbizotërojnë ndërtimet e karakterit shoqëror. Keto jane:  Gjimnazi, kapitoli, banjat, ujësjellësi (aquedukti) 5 km i gjatë, çezmat. Qyteti u zgjerua në fushën e Vrinës dhe në Diaporit. Qyteti mori edhe statusin e kolonisë në periudhën e Oktavian Augustit.

Butrinti më vonë

Periudha paleokristiane (bizantine). Qendra e qytetit u spostua pranë Baptisterit, ku krahas Baptisterit (pagëzimorja) shek. V- VI pas Krishtit. Përveç formës arkitekturore një vend të rëndësishëm zë mozaiku( 69 medalione) shumëngjyrësh  pasqyrohen shpendët dhe kafshët e territorit përreth.

Një numër kishash e rrethojnë këtë monument ku mbi të gjitha vlerë të veçantë ka Bazilika e madhe.  Ajo  flet për një qendër episkopale e varur nga Nikopoli.

Periudha veneciane karakterizohet nga ndërtime fortifikuese (1368) si kalaja trekëndore përballë Butrintit. Kullat në hyrje dhe kalaja veneciane në Akropol me një kryekullë në qendër. Ndërsa Ali Pashë Tepelena ndërtoi fortesën në derdhje të kanalit të Vivarit në vitet 1808-1811.

Butrinti është pjesë e Trashëgimisë Botërore “UNESKO”.

Butrinti ishte një qytet dhe peshkopatë e lashtë ilire dhe më vonë arbërore. Gjasa janë të ketë qenë i banuar që nga kohërat parahistorike. Butrinti popullohej nga kaonët, më vonë një koloni romake dhe një peshkopatë. Butrinti hyri në rënie në Antikitetin e Vonë, para se të braktisej gjatë Mesjetës. Një tërmet i madh përmbyti pjesën më të madhe të qytetit.

BUTRINTI – Legjenda

Ankizi me anijet u nis nga Ambrakia… Dhe, duke lundruar pranë bregdetit arriti në Butrot, liman i Epirit. Enea në anën tjetër, me ushtarët më të zgjedhur, pas një udhëtimi që zgjati dy ditë, arriti në Dodonë. Qëllimi ishte që të kërkonte mendimin e perëndisë.: Këtu gjeti edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenin. Si morën përgjigje hyjnore mbi punën e kolonisë, i dhuruan zotit, bashkë me dhuratat e tjera trojanë edhe kratere bakri.

Butrinti – Disa nga ato ndodhen edhe sot akoma aty me mbishkrime shumë të vjetra, që tregojnë emrat e dhuruesve. Së këtejmi, pastaj arriti tek anijet pas një udhëtimi që zgjati më se katër ditë…

Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja. Ai po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Demi që do t’u flijohej perëndive, e goditur, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos.

Sipas Plutarkut, perëndia Pan vdiq pikërisht në Butrint. Dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve. Ato të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve. SARANDA WEB

sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial