”Çmendet” 50-vjeçarja, godet me tullë bashkëshortin e saj

Një 50 vjeçare në Fier është proceduar në gjendje të lirë pasi ka goditur me tullë bashëshortin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

Please follow and like us:
fb-share-icon