Wednesday, September 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta...

Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta shkaqet

Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të datës 6 shtator në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e bashkisë Finiq.

Si pasojë e flakëve janë djegur katër kioska tregtimi në pronësi private, të cilat ndodheshin në hyrje të zonës turistike.
Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse, dy mjete policie dhe forcat policore. Shërbimet zjarrfikëse kanë luftuar me flakët për rreth dy orë, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar rreth orës 02:00.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një masë elektrike. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Si pasojë e flakëve janë djegur katër kioska tregtimi në pronësi private, të cilat ndodheshin në hyrje të zonës turistike.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse, dy mjete policie dhe forcat policore. Shërbimet zjarrfikëse kanë luftuar me flakët për rreth dy orë, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar rreth orës 02:00.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial