Wednesday, June 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Dy procedime penale për dhunë: Njëri fizike ndaj bashkëshortes tjetri psikologjike ndaj...

Dy procedime penale për dhunë: Njëri fizike ndaj bashkëshortes tjetri psikologjike ndaj vajzës

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. N., 43 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit M. Z., 55 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial